UDHËTIM NË KORÇË & VOSKOPOJË

Aktivität/Exkursion in Tirana, Albania

Ihr Reiseerlebnis mit Albania Explorer - Balkan TO & DMC

Tag 1

Tirane – Voskopojë – Korçë

Nisja herët në mëngjes nga Tirana drejt Voskopojës, një nga fshatrat më të bukura e me trashëgimi të pasur kulturore. Vizitë në kishat e vjetra dhe rrugicat karakteristike të fshatit. Më pas, udhëtim drejt Korçës – qytetit të artit dhe serenatave. Akomodim në hotel dhe shëtitje në Pazarin e Vjetër, ku historia takohet me traditën. Në mbrëmje, mundësi për të marrë pjesë në një natë festive me muzikë live (me pagesë ekstra) në një nga lokalet tradicionale të qytetit.

Tag 2

Korçë – Pogradec – Tiranë

Pas mëngjesit në hotel, vizitë në pikat kryesore të qytetit: Katedralja e Shën Mërisë, Muzeu Kombëtar i Arsimit, dhe shëtitje në Bulevardin e Shën Gjergjit. Më pas, udhëtim drejt Pogradecit, ndalesë buzë liqenit për kafe, drekë apo momente relaksi me pamje mahnitëse. Kthimi për në Tiranë në orët e mbrëmjes.

Stadtleben
Themenparks
Outdoor-Aktivitäten & Sport
Für Senioren
Transport
Kunst & Kultur
Für Paare
Tierwelt & Natur
Für Familien
Tagesausflüge & Exkursionen
Bootstouren